Abdixhiku, ferizajasve: I paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe

Abdixhiku, ferizajasve: I paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tubim në Ferizaj nga ku është shprehur se LDK-së dhe Ferizajit i është dashur një tubim si ky.

Ai para qytetarëve të kësaj komune është shprehur se me një tubim siç tha ai, kaq të mirë, i kanë dhënë kushtrim uraganit të asaj që ai e quajti ai, “fitores së madhe”.

“LDK-së dhe Ferizajit i është dashur një tubim si ky. I është dashur në kohë të duhur, në momentin e duhur dhe momenti e koha e duhur është ky “Turne i Ndryshimit”, deklaroi i pari i LDK-së.

“Sikurse në secilin qytet tjetër edhe në Ferizajin tuaj, në Ferizajin tonë, në Ferizajin tim po konfirmohet fryma e madhe rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpresën e fundit të Republikës së Kosovës”.

“Me një tubim kaq të mirë, në një qytet kaq të mirë ju i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe, i paskeni dhënë dhe vulën e shumëpritur se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur tashmë në këmbë edhe në Ferizaj, është kthyer në rrënjë dhe në këmbë e në rrënjë LDK është e pandalshme dhe në  këmbë e në rrënjë LDK është e pandashme”, është shprehur tutje Abdixhiku.

Related Articles