Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar nga selia qendrore e partisë se Dega e LDK-së në Malishevë ka propozuar Fetah Rudin dhe gjeneral Gëzim Hazrollin si kandidatë për deputetë
Ai u shpreh i lumtur për këto propozime, duke vlerësuar kontributin e Rudinit si pjesë e pandashme e historisë së LDK-së.
Abdixhiku u uroi suksese të dy kandidatëve në vazhdimin e rrugëtimit të tyre politik.
