Abdixhiku fton rininë të bëhen vullnetarë të fushatës së LDK-së

Abdixhiku fton rininë të bëhen vullnetarë të fushatës së LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar rininë që të bëhen vullnetarë të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku i ka ftuar ata duke thënë që të bëhen ‘pjesë e ndryshimit’, dhe se ‘kjo fushatë është e një gjenerate që s’pret më

Postimi i plotë:

Behu vullnetar i fushatës tonë.

Nëse ke energji, kohë dhe zë, ky është momenti yt. Për dy javët e ardhshme, terren, organizim, rrjete sociale, komunikim me njerëz – çdo kontribut ka peshë.

Kjo është fushata e shpresës.

Kjo është fushata e njerëzve normalë.

Behu pjesë e ndryshimit. Behu vullnetar.

Regjistrohu në linkun në video.

Related Articles