Abdixhiku: Fushata jonë, sikurse qëllimi ynë, është përtej nesh

Abdixhiku: Fushata jonë, sikurse qëllimi ynë, është përtej nesh

Kandidatët për kryetarë komunash të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë e kësaj partie, deputetë dhe ekipin qendror të saj, kanë zhvilluar punëtori përgatitore në Istog, për zgjedhjet e 12 tetorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur vetë i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ka thënë se gjatë takimit ata kanë diskutuar për strategjinë, organizimin dhe mesazhin e tyre për qytetarët, dhe, për programin e tyre.

Tutje Abdixhiku ka thënë edhe se, 12 tetori s’është vetëm datë zgjedhjesh por edhe një moment i madh për të vendosur se ‘’çfarë duam nga komunat tona në katër vitet e ardhshme’’.

‘‘Sot në Istog, me kandidatët tanë për kryetarë komunash, kryetarët e degëve, Kryesinë Qendrore, Deputetët e Kuvendit dhe ekipin qendror të LDK-së, zhvilluam punëtorinë përgatitore për zgjedhjet e 12 tetorit. Diskutuam organizimin, strategjinë dhe mesazhin tonë për qytetarët; mbi të gjitha, programin tonë për nevojat e secilit qytet anembanë vendit”, ka shkruar ai.

“Analizuam gjendjen në çdo komunë dhe vendosëm planin e veprimit për muajt që na ndajnë nga fitorja. 12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh; është një moment i madh për të vendosur se çfarë duam për komunat tona në katër vitet e ardhshme. Nga Istogu te Gjilani, nga Peja te Prishtina, çdo qytet ka historinë, sfidat dhe mundësitë e veta. Sot, diskutuam për secilën prej tyre, duke hartuar plane konkrete që prekin jetën e njerëzve tanë – nga ndërtimi i infrastrukturës, investimet në shkolla e spitale, gjelbërimi i hapësirave publike, deri te mbështetja për bizneset dhe punësimi i të rinjve’’, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles