Abdixhiku i konsideron bizneset më të fuqishme se shteti: Nuk e kanë zorin e parasë së tenderit

Abdixhiku i konsideron bizneset më të fuqishme se shteti: Nuk e kanë zorin e parasë së tenderit

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur se sot, më të fuqishëm janë bizneset se shteti në Kosovë.

Mirëpo, sipas tij mundësitë bizneseve po ju vijnë nga shtetet fqinje, e jo nga Kosova.

“Bizneset janë shumë të fuqishme se shteti sot. Nuk e kanë zorin e parasë së tenderit. Duan mundësi që të zhvillohen. Por ato mundësi janë duke ia dhënë shtetet e tjera. Është duke ia dhënë Shqipëria, Maqedonia. E në Kosovë e kë një kryeministër që ju thotë ‘ju duhet me shku, pasuritë e juaja duhet me u zhbë, dhe me ardh brezi i ri i Nagipit, Ridvanit edhe Martinit, e me u bë biznes në Kosovë sipas dëshirës sime. Tani ky është mentalitet i rrezikshëm, por nuk mërzitem për këtë realitet, prandaj kam mbajtur takim publik me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë. Kam dal para mediave dhe kam thënë se projektet unë do t’i bëjë me juve”, tha kreu i LDK-së më T7.

Related Articles