Kryetari i Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur i lumtur për fitoren e Kosovës në përballjen me Suedinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se fitorja ishte historike.
“Djem si tanët! Një fitore historike, më e madhja e jona. Humbja me Zvicrën nuk na rrëzoi; përkundrazi, na dha forcë të ngrihemi më lart. Ky është ekipi që kthen dhimbjen në motiv, rënien në ngritje dhe çdo sfidë në krenari. Një ekip që luan me zemër, me shpirt e me dinjitet; dhe një popull që ringrihet gjithmonë me ta. Kjo është Kosova jonë!”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/