Abdixhiku i reagon Sveçlës: Mendësia e tillë meriton shkarkim

Abdixhiku i reagon Sveçlës: Mendësia e tillë meriton shkarkim

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i kthehet luftës hibride pasi po e humb ndikimin në veriun e Kosovës.

Abdixhiku deklaratën e Sveçlës e ka quajtur “deklaratë të pamatur, nxitëse e ofenduese”, dhe se e konsideron nivel të ulët të politikbërjes.

Ai ka shtuar se “të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë”.

Reagimi i plotë:

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë.

Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë.

Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë.

Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak.

Kosova meriton më mirë.

Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend”, tha ai.

Related Articles