Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën në ditën e parë të punës.
Abdixhiku ka shkruar se mbështetja e qytetarëve për LDK-në në zgjedhjet e 14 nëntorit do të përkthehet në punë e angazhim.
Ai tutje ka shtuar se LDK-ja do ta mbështes Ramën pasi me të po hapet një etapë e re zhvillimore për kryeqytetin.
Postimi i plotë:
Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit.
Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë./Gazeta Enigma/