Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video, ku i kujton kryeministrit Albin Kurti, premtim për Aeroportin e Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti kishte thënë se ky aeroport do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët.
“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, ishte shprehur Kurti.
Abdixhiku krahas kësaj videoje ka thënë se ndryshimi po vjen dhe sipas tij, me të edhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë, siç shpreh, më shumë se një fushatë. /Gazeta Enigma/