Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se iftarin e fundit të këtij iftari e priti bashkë me Myftiun Naim Tërnavën dhe delegacionin e Bashkësisë Islame.
Abdixhiku nga iftari i fundit i uroi të gjithë besimtarët myslimanë që agjëruan, me shpresë që sipas tij, kjo sakrificë u është pranuar nga Krijuesi.
“Qytetarët tanë gjithmonë janë shquar për vlera humane e vëllazërore duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të mirëmbajmë këto vlera dhe përtej këtij muaji të shenjtë”, shkroi Abdixhiku.
Tutje, ai uroi të shërbejë ky muaj si mësim e rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë e paqe në Kosovë.