Abdixhiku ironizon me Kurtin: Nuk do ua rris fëmijët, por do bëjë një shtet që i trajton me nder

Abdixhiku ironizon me Kurtin: Nuk do ua rris fëmijët, por do bëjë një shtet që i trajton me nder

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin përmbyllës ka thënë se çfarë kanë nisur sonte në sheshin “Skënderbeu”, do të kushtrojë fort e do të mbahet mend gjatë për gjenerata të tëra.

Abdixhiku tha se populli i Kosovës është bërë bashkë sonte “kundër ndarjes, urrejtjes, përçarjes” dhe sipas tij, “kjo është fitorja e vërtetë”.

“U bëmë një shpejt, u bëmë bashkë sikur dikur, sikur kishit kërkuar gjithëherë. LDK-në e kërkuar e gjetët, popullin e kërkuar, e gjetëm.

“Ato na vijnë si kushtrim edhe i prindërve të sotëm që përpiqen që të rrisin me mund e djersë fëmijët e tyre në Kosovën e të parëve të tyre, ku përpiqen të ua ndërtojnë një të ardhme ku dinjiteti, mundësia dhe përparimi nuk përcaktohen nga tallja, por nga vetë puna dhe vetë shpresa”.

“Jo të dashur prindër, nuk do t’ua rris fëmijët juve. I paçi dhe iu paçin me jetë e shëndet. Por, dua të ua bëjë atyre dhe juve një shtet që i trajton fëmijët tuaj me nder dhe dinjitet, që nuk i bën material pune për botë por i fton të ëndërrojnë, punojnë, jetojnë, prindërohen e plaken këtu në Kosovë”, tha Abdixhiku.

Më tej, ai tha se jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, por i siguroi të rinjtë e vendit se “jetën në Kosovë do ta bëjnë të mirë, dhe janë shumë afër kësaj”.

“Jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, jemi shumë larg në fakt. Por, të dashur të rinj, jetën në Kosovë do ta bëjmë të mirë, jemi shumë afër kësaj, jemi vetëm një ditë larg, jemi vetëm një votë larg”, tha ai.

Related Articles