Abdixhiku: Istogu është kala e pamposhtur e LDK-së, me Ilir Feratin edhe katër vjet

Abdixhiku: Istogu është kala e pamposhtur e LDK-së, me Ilir Feratin edhe katër vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë disa fotografi nga tubimi në Istog, raporton Gazeta “Enigma”.

Para mbështetësve të LDK-së dhe Ilir Feratit, kandidat për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Abdixhiku tha se Istogu është kala e pamposhtur e LDK-së dhe bastion i pandryshueshëm rugovist.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe, nuk ka ndjenjë më të fuqishme, se sa kur LDK mblidhet në kalanë e pamposhtur të saj, kur LDK mblidhet në shtëpinë e vet politike, në Istogun tuaj, në Istogun tim, në Istogun e Ibrahim Rugovës, në Istogun e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Istogu i Dardanëve sot qenka ngritë në këmbë, për t’i dhënë përgjigje kushtrimit tim të djathtë! Kjo përgjigje e juaja qenka e qartë. Kjo përgjigje e juaja qenka e zjarrtë. Kjo përgjigje qenka e thjeshtë: Fitore dhe asgjë më pak më 12 tetor, që në raund të parë”, deklaroi Abdixhiku.

Ndërsa kandidati Ferati, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve, duke thënë se besimi në LDK është traditë në Istog që vazhdon prej vitit 1989.

Ai u zotua për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit dhe për vazhdim të rrugës rugoviste në drejtimin e komunës. “Besimi në LDK është traditë në Istog. Besim që është mbjellë në ’89 dhe që ka krijuar marka politike. Istog ma keni dhënë një eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë këtyre javëve. Sot jemi këtu për të dëshmuar që rugovizmi është forca. Kemi qenë bashkë në çdo fshat, lagje e shtëpi tuaj. Përpos mikpritjes kam ndier fuqinë e këtij rrugëtimi. Me përkrahjen tuaj sigurisht që do të marrim fitoren, sepse Istogu nuk harron vendin e vet. E tillë është vendlindja e presidentit tonë”, tha Ferati.

Related Articles