Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë disa ministra të Qeverisë Kurti II, që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.
“Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve.
I pari i LDK-së në emisionin Rubikun në Klan Kosova tha se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj theqafje.
“Ne kemi vendosur që betejën ta bëjmë brenda institucioneve dhe përmes institucioneve ne kemi rrëzuar ligje që kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Abdixhiku.
Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes.
Sipas tij, Albin Kurti po e përdor Kuvendin për të sulmuar shoqërinë dhe mediat.
Abdixhiku tha po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka dal kundër komunave të LDK-së.