Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se me LDK-në në Qeveri do të përfundohet shpejt Autostrada e Gjilanit.
“Do ta bëjë Autostradën e Gjilanit shumë shpejt dhe Unazën e Jashtme të Prishtinës”, ka thënë Abdixhiku në emisionin JehonaPolitike në Klan Kosova.
Sipas tij, po të kishte vullnet politik kjo autostradë do të kryhej gjatë këtij mandati të kësaj qeverie.
“Është trase e drejtë, pa tunele, po kodrina, por nuk ka vullnet nga kjo qeveri, por vetëm propagandë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku, në emisionin JehonaPokitike ka folur edhe për ndërrimin e mendësisë politike në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova është ngulfatur nga një mediokritet politik.
“Ky mediokritet politik duhet të thyhet prej një gjenerate të re politike. E cila më nuk është peng i diskutimeve as utopike e as të mëdha, por diskutim i çështjeve bazike me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, LDK ka qenë e gatshme gjithmonë për të udhëhequr vendin, por nuk mjafton të jetë e gatshme vetëm LDK-ja, duhet populli i Kosovës të jetë në këtë drejtim.
