Abdixhiku: Jemi të shqetësuar me sulmin e paprecedent të regjimit totalitar ndaj Klan Kosovës

Abdixhiku: Jemi të shqetësuar me sulmin e paprecedent të regjimit totalitar ndaj Klan Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka bërë një sulm të paprecedent ndaj Klan Kosovës me publikimin e vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët, mediat dhe shoqëria civile duhet të bashkëndjejnë dhe të reagojnë për mediumin Klan Kosova.

“Një temë e rëndësishme është sulmi i paprecedentë ndaj medias suaj dhe ndaj fjalës së lirë. Më lejoni të shpreh solidaritetin e plotë timin, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të anëtarësisë sonë në mbështetje të plotë ndaj mediumit tuaj. Dhe të shpreh jo vetëm shqetësimin, por edhe refuzimin e plotë të akteve te asaj që e quaj regjim totalitar”.

“Pra më nuk mund t’i referohem kësaj qeverie si qeveri demokratike, por si një regjim totalitar. Një regjim që sulmon fjalën e lirë, që sulmon në mënyrë të paprecedentë në historinë e Kosovës, një medium kosovar për një çështje procedurale dhe që dëshiron të japë një mesazh frike për secilin që beson në fjalën e lirë dhe në vet vlerën fundamentale të Republikës së Kosovës”.

“Unë dhe LDK i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve patriotë në Kosovë, intelektualëve të këtij vendi, shoqërisë civile, të gjitha mediave në Kosovë që të solidarizohen tani në betejën  e juaj sepse në këtë përballje nuk bëhet fjalë për një medium, bëhet fjalë për tendencën e një regjimi totalitar kundër fjalës së lirë”, ka thënë Abdixhiku.

Related Articles