Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me nisjen zyrtare të fushatës për balotazh ka renditur kandidatët e partisë në komuna, duke bërë thirrje për mobilizim deri më 9 nëntor, raporton Gazeta Enigma.
“Le të fitojmë! Në Prishtinë me Përparimin. Në Pejë me Gazin. Në Obiliq me Xhafën. Në Viti me Sokolin. Në Junik me Ruzhdën. Në Dragash me Bexhetin. Në Suharekë me Ardianin. Në Gjilan me Arbërin. Në Fushë Kosovë me Besnikun”, theksoi ai.
Tutje ai shtoi “Në Kosovë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”./ Gazeta Enigma.
