Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendës Krye-Ekonomistin e FCDO-së, Tom Strachan.
Kryetari i LDK-së, Abdixhiku e njoftoi Strachan për prioritetet, situatën dhe sfidat ekonomike, në veçanti efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovës në përgjithësi.
Gjatë takimit virtual u diskutua edhe për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mundësitë e kanalizimit të potencialit financiar dhe njerëzor të diasporës drejt zhvillimit të sektorit privat në vend.
Abdixhiku e falënderoi shtetin e Britanisë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në zhvillimin ekonomik dhe fushat tjera.
Kryetari Abdixhiku po ashtu kërkoi nga Mbretëria e Bashkuar ndihmë për furnizim të vaksinave për qytetarët e Kosovës.