Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi se Muhaxherin nuk mund ta ndalin apo frikësojnë, shkruan Gazeta Enigma.
“Ky burrë është i gatuar ndryshe! Organet e drejtësisë duhet të veprojnë shpejt dhe të mbajnë përgjegjës ata që, përmes dhunës dhe urrejtjes, përpiqen të ndalin një udhëheqës dhe njeri të lirë,” shkroi Abdixhiku./GazetaEnigma/