Kandidati për kryeministër njëherësh kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar për angazhimin e tyre krejt degët e kësaj partie, raporton Gazeta “Enigma”.
“T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda: Koha jonë ka ardhë!”
“Faleminderit për tubimet e madhështore që na i dhatë në këto tre javë. Faleminderit Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Suharekë, Viti, Obiliq, Vushtrri, Fushë Kosovë, Shtime, Mitrovicë, Malishevë, Klinë, Rahovec, Dragash, Deçan, Junik, Kamenicë, Novobërdë, Kaçanik e Han i Elezit!”, tha Abdixhiku.
Ai njoftoi se këtë javë do të jenë siç tha në pesë bastionet e LDK-së.
“Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta. Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare. LDK është dashni! Fitore dhe asgjë më pak!”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së. /Gazeta Enigma/