Abdixhiku: Komunat e LDK-së detyruan Qeverinë të tërhiqet nga tekstet e Edukatës Seksuale

Abdixhiku: Komunat e LDK-së detyruan Qeverinë të tërhiqet nga tekstet e Edukatës Seksuale

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka falënderuar publikisht nëntë komunat e udhëhequra nga partia e tij për, siç tha, refuzimin pa hezitim të përmbajtjes së teksteve të Edukatës Seksuale, “duke detyruar Qeverinë të ndryshojë plotësisht qëndrimin”.

Abdixhiku tha se presioni institucional dhe reagimi i qytetarëve detyruan qeverinë të tërhiqej nga mbrojtja e teksteve në Kuvend dhe t’i anulonte plotësisht ato.

“Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimit të popullit të Kosovës”, shkroi Abdixhiku.

Ai premtoi se pas datës 9 shkurt, “me një qasje të përmirësuar në nivel nacional, do të sigurohet që këto tekste të jenë të përshtatshme dhe të mbështesin vlerat familjare”.

Related Articles