Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.
Takimi parashihet të fillojë nga ora 10:30.
