Abdixhiku: Kosova nuk e meriton një ditë të tillë

Abdixhiku: Kosova nuk e meriton një ditë të tillë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi dhe se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri, raporton Gazeta Enigma.

“Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri”, ka thënë ai.

Abdixhiku, ka theksuar se për lirimin e tre policëve kosovarë, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë, teksa ka shtuar se Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.

Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shtuar Abdixhiku. /Gazeta Enigma

Related Articles