Abdixhiku kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit

Abdixhiku kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001,raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Abdixhiku tha se ishte një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës.

“Mëngjesi i 11 shtatorit 2001, që mori jetën e rreth 3,000 njerëzve të pafajshëm, tronditi mbarë botën dhe mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit. Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës. Ishte një përpjekje e dhunshme për të cenuar mënyrën e jetesës së lirë e të hapur, që popujt demokratikë ndajnë kudo në botë.”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se sot përulet me respekt para kujtimit të viktimave dhe thekson solidaritetin me familjet e tyre.

“Sot, 24 vite më pas, përulemi me respekt para kujtimit të viktimave dhe shprehim solidaritet të plotë me familjet e tyre. Kjo ditë na kujton se beteja kundër ekstremizmit dhe terrorizmit është përgjegjësi e përbashkët, që kërkon unitet dhe vendosmëri të vazhdueshme. Kosova mbetet e palëkundur në miqësinë e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon të angazhohet për të mbrojtur e promovuar vlerat demokratike që na bashkojnë.”, ka theksuar kryetari i LDK-së.

Related Articles