Në 23 vjetorin, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar të rënët e betejës së Loxhës, raportun Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast ai ka thënë se Beteja e 6 korrikut të vitit 1998 është një nga momentet më të rëndësishme për historinë e vendit.
“Beteja e 6 korrikut 1998 në fshatin Loxhë të Pejës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila rezultoi me fitore dhe zmbrapsjen e forcave serbe. Sot, bëhen 23 vjet nga beteja lavdishme e Loxhës, e komanduar nga strategu dhe komandanti, Tahir Zemaj. Luftëra pa gjak dhe dhimbje nuk ka, andaj në betejën e Loxhës ranë për të mos vdekur kurrë, dëshmorët e kombit: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të rënëve në betejën e Loxhës!”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta “Enigma”.