Lumir Abdixhiku e ka akuzuar kryeministrin Kurti se po sillet si analist karshi vrasjes së djeshme para QKUK-së.
Sipas kreut të LDK-së, kryeministri ende s’po e kupton që është udhëheqës i shtetit.
“Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme”, ka shkruar ai.