Abdixhiku-Kurtit: Sqaroni a është e mirë marrëveshja me Serbinë, po apo jo sepse dy nuk ka

Abdixhiku-Kurtit: Sqaroni a është e mirë marrëveshja me Serbinë, po apo jo sepse dy nuk ka

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen e djeshme për energjinë.

Abdixhiku tha se politikani hijeve të veta s’mund t’iu ikë.

Ai deklaroi se Kurti duhet të tregojë nëse marrëveshja është e mirë apo jo.

“Kryeministri Kurti ka nevojë t’i bëjë dy sqarime bazike: e para është logjike, a është marrëveshja e mirë apo s’është e mirë? Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshjeje paraprake, atëherë me të drejtë mund t’i shtrosh argumentet se po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 viteve”, tha ai.

Tutje Abdixhiku pyeti Kurtin se cila është natyra e marrëveshjes, pasi sipas tij të dyjat s’mund të jenë.

“Por nëse marrëveshja s’është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë – ju citoj – në Kosovë dhe veri.Nëse është dëm e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilin e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në foltore”, tha ai

Related Articles