Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se LDK-ja pretendon të fitojë në të gjitha komunat.
“Jam shumë i bindur, edhe në bazë të matjeve që po i marrim se në pjesën e madhe të garave tona, do të kemi fitore të mbarë të LDK-së, edhe në qytete që kemi qeverisur por le të themi ku s’kemi qeverisur dhe pretendojmë të kthehemi. Në radhë të parë në Anamoravë, Gjilan, Llap, në Suharekë dhe në qytete gjithandej Kosovës”, deklaroi ai.