Abdixhiku në Gjilan: Autostradën do ta bëjmë brenda dy viteve

Abdixhiku në Gjilan: Autostradën do ta bëjmë brenda dy viteve

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sonte ka mbajtur tubim në Gjilan.

Nga aty, Abdixhiku premtoi se posa ta marrë postin, autostrada për në Prishtinë do të përfundojë brenda dy viteve.

“Autostrada e Anamoravës nuk është luks. Nuk është projekt periferik. Nuk është as çështje elektorale.  Është projekt strategjik kombëtar. Është çështje barazie territoriale. Është drejtësi zhvillimore për një rajon që ka dhënë shumë dhe ka marrë pak. Është lidhja që e nxjerr Gjilanin nga izolimi relativ dhe e shndërron në nyje ekonomike, tregtare dhe logjistike të Kosovës Lindore. Prandaj do ta bëjmë. Me prioritet. Brenda dy viteve të para”, shkroi Abdixhiku pas tubimit.

“Këtë zotim e dhashë sonte në Gjilan. Në qytetin me plot energji, besim dhe dinjitet. Në një qytet që kërkon punë në vend të fjalëve, që kërkon zhvillim në vend të propagandës, rezultate e jo arsyetime. Gjilani meriton më shumë. Dhe do ta ketë”, u shpreh tutje ai.

Related Articles