Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ishte i pranishëm në Gjilan, për të mbështetur kandidatin Arbër Ismaili, para të simpatizantëve në tubimin qendror.
Abdixhiku tha se sonte, “nga ky qytet i historisë, nga kjo zemër e Anamoravës, po nisë një zgjim”.
“Po nisë një ngritje. Po nisë një Kryengritje. Kryengritja e madhe e Anamoravës”.
I pari i LDK-së tha se Gjilani meriton një kryetar “që e njeh çdo rrugë të këtij qyteti, çdo shkollë, çdo lagje e çdo fshat”.
“Meriton një kryetar që i sheh qytetarët në sy, që nuk i shmanget kritikës, që nuk ikën nga përgjegjësia, që e sheh komunën jo si trampolinë për karrierë, por si shtëpi të përbashkët të gjithë gjilanasve. Ky njeri është Arbër Ismajli”, u shpreh Abdixhiku. /Gazeta Enigma