Abdixhiku në Gjilan: Populli dhe LDK janë bërë një

Abdixhiku në Gjilan: Populli dhe LDK janë bërë një

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka qëndruar në Gjilan nga ku është shprehur se populli dhe LDK janë bërë një, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se 9 shkurti është festa e tyre.

“Jo një komunë, jo një qytet, vetëm një lagje. Lagjja Dardania e Gjilanit! A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet”.

“124 është numri ynë! 9 shkurti është festa jonë! Lutë, dhe ekipit të Anamoravës, ju lumtë! Qytetarëve të Dardanisë, ju faleminderit”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Enigma/

Related Articles