Abdixhiku në Gjilan: Prezantova projektet, nga stadiumi, te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal

Abdixhiku në Gjilan: Prezantova projektet, nga stadiumi, te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Gjilanin, ku ka prezantuar projektet kryesore për këtë rajon.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi disa nga projektet, të cilat përfshijnë ndërtimin e Stadiumit të Futbollit, realizimin e Autostradës së Anamoravës, zhvillimin e Dheu i Bardhë, implementimin e mësimit tërëditor dhe investimin prej 10 milionësh në Spitalin Rajonal, shkruan Gazeta Enigma.

“Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin”.

“Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës! Frymë! Frymë e madhe gjithandej! Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë! Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën”, shkroi Abdixhiku./GazetaEnigma/

Related Articles