Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor.
Tubimi u organizua nga Dega e Pestë e kësaj partie në kryeqytet.
Në fjalimin e tij, para kandidatëve për deputet, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie Abdixhiku tha se LDK-ja nuk është për ndarje dhe përçarje.
“LDK-ja nuk është parti e fjalëve të mëdha, nuk është parti e punëve të vogla e nuk bën popullizëm e demagogji që të bëjë premtime që nuk i mban ato. Mos harroni, LDK-ja është parti e Ibrahim Rugovës, themeluesit dhe ndërtuesit të shtetësisë së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku theksoi se asnjë parti para LDK-së nuk ofron alternativë për prishtinasit.
“Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!”, tha ai.