Abdixhiku në tubim me Ramën: Kryeqyteti frymon kaltër – Le të fitojmë

Abdixhiku në tubim me Ramën: Kryeqyteti frymon kaltër – Le të fitojmë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte iu është bashkëngjitur në një tubim elektoral, kandidatit dhe njëherit kryetari të Prishtinës, Përparim Ramës.

Abdixhiku tha se ky tubim “shënonte një vulë të madhe për Prishtinën, për kryeqytetin tonë, për zemrën e këtij vendi”.

Shkrimi i tij:

Sonte nuk ishim thjesht në një tubim elektoral. Sonte ishim në një ngjarje që shënonte një vulë të madhe për Prishtinën, për kryeqytetin tonë, për zemrën e këtij vendi.

Kryeqyteti frymon kaltër.​

Kryeqyteti është me LDK-në.​

Kryeqyteti është me Përparim Ramën.

Faleminderit Hajvali!

Faleminderit Dega e Pestë!

Le të fitojmë!

Related Articles