Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje që pagat për grevistët në arsim të dalin qysh sot, përndryshe LDK do të bëjë veprime konkrete.
Ai ka thënë se mijëra familje kanë mbetur pa paga e ku këtu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet.
“Ju garantoj mësimddhënës se pagat do t`iu dalin, përndryshe LDK do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ai ndër të tjera.