Abdixhiku nga Banja e Istogut: Tërmet elektoral, e paparë

Abdixhiku nga Banja e Istogut: Tërmet elektoral, e paparë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar qytetarët e Banjës së Istogut.

Abdixhiku tha se në Banjë të Istogut ndodhi termet politik, se sallat ishin plot, korridoret plot e zemrat plot.

“Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen! Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës”.

“Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme”, tha Abdixhiku, transmeton Gazeta Enigma.

Tutje ai shtoi se fryma e fuqishme që po i shoqëron kudo, është thirrje e qartë popullore për ndryshim dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojnë fitoren e madhe.

“Faleminderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova. Bashkë do të bëhemi ndryshimi”, tha Abdixhiku. /Gazeta Enigma

Related Articles