Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim në lagjen Dardani të Prishtinës.
Abdixhiku tha se entuziazmi, angazhimi e mbështetja në këtë kohë ishte shenjë e qartë e rilidhjes së LDK-së me lagjet ikonike të kryeqytetit.
“Dega IV ka 8 kandidatë të jashtëzakonshëm. Emrat e tyre janë jo vetëm të njohur në Prishtinë, por në mbarë vendin”.
“Kur e mendon se këtë degë e përfaqësojnë: Besian Mustafa; Doarsa Kica Xhelili; Hykmete Bajrami; Sibel Halimi; Arben Gashi; Vlora Dumoshi; Krenar Xhaferi; Nuredin Ibishi, e ke krejt të qartë për kualitetin që ka”, tha Abdixhiku.
Më tej, ai tha se askush sikur LDK-ja nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard, prandaj, sipas tij, ka kaq shumë mbështetje.