Abdixhiku nga Dragashi: Në çdo shtëpi, fshat e qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme

Abdixhiku nga Dragashi: Në çdo shtëpi, fshat e qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme

Lumir Abdixhiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, sot ka qëndruar në Dragash, nga ku është shprehur se në çdo shtëpi, fshat, e qytet po e ndjejnë mbështetjen e jashtëzakonshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se mbështetja po i mbush me vendosmërinë e hekurt siç u shpreh ai, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Kështu mbahet një tubim elektoral në Dragash! Rekord pjesëmarrje në festën tonë! Dragashi, u deklarua djathtë! U bashkua me rreshtin e gjatë të qyteteve që po bëhen bashkë me Lidhjen tonë! Në çdo shtëpi, në çdo fshat, e në çdo qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore. E kjo mbështetje na jep forcë”.

“Na mbush me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sepse ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm”.

“Dhe sot, Dragashi foli qartë, siç po flet e tërë Kosova. Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK! Shihemi në festën e madhe me 9 shkurt! Doktor ju lumtë për punën. Kandidatëve, suksese”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles