Abdixhiku nga Fushë Kosova: U detyruam t’i heqim karriget se s’kishte vend më

Abdixhiku nga Fushë Kosova: U detyruam t’i heqim karriget se s’kishte vend më

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi masiv në Fushë Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai u befasua nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve, ku edhe ka njoftuar se “u detyruan t’i heqin karrigat sepse vend nuk kishte më!”.

“Fushë e Kosovës, bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike. Me Burimin dje e sot, me Besnikun sot e nesër; me LDK-në si dje, si sot, si nesër!” theksoi Abdixhiku.

“Ky momentum i madh i LDK-së, kjo frymë e ndryshimit, po udhëhiqet nga ju – qytetarët e Kosovës që gjithmonë i keni dalë zot vendit! Bashkë me ju e kemi ndërtuar një lëvizje të shpresës dhe ndryshimit që tashmë nuk mund të ndalet! “, shtoi kreu i LDK-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles