Abdixhiku nga Gjonaj: Kryengritja e djathtë po ndodhë

Abdixhiku nga Gjonaj: Kryengritja e djathtë po ndodhë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim masiv në fshatin Gjonaj të Hasit.

Abdixhiku theksoi se “Kryengritja e djathtë po ndodhë”, duke vlerësuar përkushtimin e banorëve të Hasit.

Abdixhiku premtoi projekte ambicioze për zhvillimin e kësaj zone, duke theksuar se LDK është tashmë “një lëvizje e shpresës dhe besimit.”

Postimi i plotë:

“Vazhduam në fshatin Gjonaj të Hasit, në tjetër tubim masiv! KRYENGRITJA E DJATHTË po ndodhë! 

LDK është dashni!

Fshatrat e Hasit kanë qenë gjithmonë shembull i punës së palodhur dhe të ndershme, prandaj bashkë do të angazhohemi për zhvillimin e kësaj ane me projekte e iniciativa ambicioze për të ardhmen.

LDK-ja tashmë është një lëvizje e shpresës dhe e besimit, me program të qartë zhvillimor, me ekip të vendosur e të përkushtuar, dhe me mobilizim të jashtëzakonshëm qytetar për ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt.

Ndryshimi po vjen, fitorja është afër!”

Related Articles