Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nis ditën nën shoqërinë e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka theksuar cilësitë e yllit të kombëtarës kosovare.
Madje, potencialin e Zhegrovës, ai e ka konsideruar si aset kombëtar, shkruan Gazeta Enigma.
“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, është aset kombëtar”, ka shkruar Abdixhiku.
Kujtojmë se Zhegrova është parë nën shoqërimin e Abdixhikut në Prishtinë në prag të ndeshjes Kroaci-Shqipëri. /Gazeta Enigma