Abdixhiku nis Turneun e Falënderimit: Sa kënaqësi të shoh kërkesën e njerëzve tanë për të vazhduar

Abdixhiku nis Turneun e Falënderimit: Sa kënaqësi të shoh kërkesën e njerëzve tanë për të vazhduar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas iftarit ka qëndruar në Podujevë, ku tha se u prit mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik.

Abdixhiku nga Llapi tha se e filloi edhe Turneun e Falënderimit për të gjithë 171 mijë votuesit, teksa paralajmëroi se do të jetë në tërë Kosovën për një gjë të tillë.

“Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë. Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar”.

“Ky zë do të dëgjohet! Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falënderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë. Do të jem në gjithë Kosovën për të ju falënderuar sa më shumë; e për të lidhë fort e ngushtë secilin hap tonin”, shkroi Abdixhiku.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 171 mijë vota, duke u renditur si partia e tretë më e votuar. Për këtë Abdixhiku ka paralajmëruar se do t’i falënderoj të gjithë ata që e votuan LDK-në.

Related Articles