Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj përplasjeve ndërmjet pozitës dhe opozitës rreth skandalit të ushqimit në Forcën e Sigurisë të Kosovës (FSK) dhe bisedave të fundit që u publikuan në media.
I pari i LDK-së përmendi bisedat mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, si dhe Mimoza Kusarit dhe Igor Simiqit, duke theksuar se paniku i pushtetit, për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtyn ata drejt përdorimit të gjuhës ofenduese, përplot urrejtje dhe mllef, njofton Gazeta Enigma.
Abdixhiku shprehu se sa më shumë thellohen skandalet, aq më të ashpra bëhen ofendimet.
Ai theksoi se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk duhet të jenë një garë për atë se kush ofendon më shumë, duke iu dhënë medalje të tillë Vetëvendosjes për qasjen e tyre.
“Nga sot deri më 9 shkurt, ju ftoj të bashkoheni në këtë rrugëtim. Rrugën drejt një Republike që e meritojmë, drejt shpresës dhe jetës më të mirë, duhet ta ndjekim së bashku. Bashkë do ta përshkruajmë këtë rrugë!”, u shpreh Abdixhiku./GazetaEnigma/
Postimi i plotë: