Abdixhiku pas takimit me Kallasin: Ia tregova propozimin e LDK-së për Qeveri gjithëpërfshirëse

Abdixhiku pas takimit me Kallasin: Ia tregova propozimin e LDK-së për Qeveri gjithëpërfshirëse

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë të enjte ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin, e cila aktualishtë po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka treguar se i ka shprehur Kallasit qëndrimet e partisë që drejton mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.

“Sot, takova Përfaqësuesen e Lartë, zv.presidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Prishtinë. I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një qeveei, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret”, ka shkruar ai.

Poashtu, kreu i LDK-së bën të ditur në Facebook se me Kallasin kanë foluar edhe mbi situatën aktuale politike në vend dhe propozimin e kësaj partie për qeverinë gjithëpërfshirëse.

“E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot. Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës”, përfundon Abdixhiku.

May be an image of 3 people and text that says '1ELES Kaja KajaKallas Kallas HRVP'

Related Articles