Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot shpalosi programin për Qeverinë e Unitetit, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë rast ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, teksa theksoi se dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, “s’mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik”, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion.
“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka thënë se asnjë prej partive tjera si funksionon kjo logjikë politike në raport me LDK-në. / Gazeta Enigma.