Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përgëzuar Laura Fazliun, në fitoren e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se sportistet tona po e lartësojnë Republikën, flamurin dhe shtetin tonë, raporton Indeksonline.
“Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari. Dy medalje Olimpike deri më tani nga Parisi; 5 në gjithë historinë tonë të shkurtër! E ardhmja është e bukur. E bëjnë njerëzit tanë!” ka shkruar mes të tjerash Abdixhiku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish tani në Paris 2024 – tregimi vazhdon! Republika është e fortë!
Sportistet tona po e lartësojnë Republikën, flamurin tonë, shtetin tonë. Ato po lartësojnë dhe ëndrrat e çdo vajze kosovare për të arritur një ditë të pamundurën!
Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari. Dy medalje Olimpike deri më tani nga Parisi; 5 në gjithë historinë tonë të shkurtër! E ardhmja është e bukur. E bëjnë njerëzit tanë!