Abdixhiku për propozimet e VV: Pse po habiteni? Ky është niveli i tyre

Abdixhiku për propozimet e VV: Pse po habiteni? Ky është niveli i tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me propozimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook u shpreh se ky është niveli i tyre dhe se këta janë njerëzit me të cilët, siç tha ai, pretendojnë të udhëheqin shtetin.

“Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet. Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë”, shkroi ai.

Abdixhiku u shpreh se qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe siç tha, konsistente që nga dita e parë. Ai gjithashtu tha se pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë dhe “nuk mund të ketë votë për askënd”.

“Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit”, u shpreh tutje ai.

Related Articles