Abdixhiku për rrahjen në Kuvend: Pamjet ishin të trishta, ministrat vijnë në Kuvend për Tiktok

Abdixhiku për rrahjen në Kuvend: Pamjet ishin të trishta, ministrat vijnë në Kuvend për Tiktok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar se “Pamjet në Kuvend ishin të trishta”, për dhunën e ushtruar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dhuna në Kuvend nuk ka qenë e re. LDK më së miri e di se si është kur dikush e përdorë dhunën si mjet. Dhuna nuk është mjet politik për LDK-në. Ishte një ndjenjë e keqe sinqerisht. Atë ditë e vazhdova takimin me profesorët universitar si përgjigje ndaj asaj që po ndodhte”, ka thënë Abdixhiku për KlanKosova.

Sipas kryetarit të LDK-së, Kuvendi është bërë arenë e polarizimit, i sponsorizuar nga kryeministri Kurti. Përderisa ministrat sipas Abdixhikut, vijnë në Kuvend për Tiktok dhe jo për punë.

“Nga Kuvendi po atakohen të gjithë, përfshirë deputetët, mediat, ambasadorët. Ministrat po vijnë në Kuvend për Tiktok. Për shou. Ministrat nuk po vijnë për të folur për punë. Për mungesën e barnave, për shembull. Ose për lehtësime biznesore, ta zëmë. Ata po vijnë për propagandë”, ka thënë Abdixhiku.

Related Articles