Abdixhiku: Për shkak të votës së PDK-së dhe AAK-së, Dimal Basha është kryetar Kuvendi

Abdixhiku: Për shkak të votës së PDK-së dhe AAK-së, Dimal Basha është kryetar Kuvendi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër partitë e tjera ish-opozitare të Kuvendit, që kanë votuar pro zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar, duke thënë se ky është “një gabim politik i pafalshëm”.

“E para e punës është se kanë mundësuar një figurë të tillë ta vendosin në krye të vendit”, ka thënë Abdixhiku.

“LDK-ja nuk e ka votuar dhe nuk e ka pranuar atë për kryetar. Ka dy parti të tjera politike që nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshje politike, dhe duhet ta arsyetojnë. Pra, për shkak të votës së tyre, sot Dimal Basha është kryetar i Kuvendit, në të kundërtën ai nuk do të ishte aty. Adresa e pyetjes dhe llogaridhënies duhet të bëhet ndaj atyre që e kanë sjellë (Bashën) aty”, tha Abdixhiku. 

Related Articles