Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me menaxhimin e sektorit të energjisë në Kosovë.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se, derisa sipas tij aktorë të tjerë politikë po merren me tema të parëndësishme, përfaqësuese të LDK-së janë fokusuar në atë që ai e quan “skandali i madh i mafias energjetike”, i cili po dëmton themelet ekonomike të vendit.
Ai ka theksuar se në konferencën e sotme, deputetja Bajrami dhe Janina kanë shpalosur, siç ka thënë ai, zinxhirin e përfituesve të kësaj afere, me Vuk Hamoviqin në krye
“Në Konferencën e sotme, ato shpalosën qartë skandalin e madh energjetik në vend, që po gërryen fundamentet ekonomike të Republikës. Ky skandal duhet të jetë shqetësimi i sotëm politik; jo fyerjet që nuk sjellin asgjë”, shkroi kreu i LDK-së.
Postimi i plotë:
