Abdixhiku: Po kthehemi prapa për teka të kryeministrit Albin Kurti

Abdixhiku: Po kthehemi prapa për teka të kryeministrit Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se si LDK janë të gatshëm që ta bëjnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk kemi zgjidhje tjera”, ka thënë Abdixhiku, teksa theksoi se ‘patjetër’, që janë të gatshëm ta bëjnë Asociacionin.

Kryetari i LDK-së, foli në RTV21 edhe për dakordimin e Qeverisë së Kosovës me BE-në për shtensionim të situatës në veri.

Ai tha se veprimi i Qeverisë është një kthim prapa dhe vendi nuk po përparon.

“Pra po kthehimi prapa në pozicione politike por vendi nuk po përparon. Meqenëse po humbim kohë dhe miq”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se po kthehemi prapa për teka të kryeministrit Albin Kurti.

Related Articles